Arbëri

Komuna e Prishtinës me 410 konteste gjyqësore në procedurë

Descriptive Text

Prishtinë , 14 mars – Komuna e Prishtinës ka pasur në procedurë gjyqësore 602 lëndë të ndryshme gjatë 2016-s, që kanë të bëjnë direkt me punën e këtij institucioni. Por, 410 janë ende në procedurë, 160 janë fituar, 5 lëndë i ka humbur Komuna.

për këto lëndë, sipas pasqyrës vjetore të buxhetit për vitin 2016, të Komunës së Prishtinës, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, Komuna ka paraparë se mund të ketë detyrime financiare prej afro 5 milionë eurosh- në rast të nevojës për kompensim dëmesh pas vendimeve të gjykatës në lidhje me kontestet.

Në dokumentin e Komunës thuhet se “Zyra e përfaqësimit juridik, deri më tani ka gjithsej 602 lëndë-prej datës 01.01.2016 deri më 31.12.2016, të natyrave të ndryshme (pronësore, administrative, banesore penale, kompensim dëmi, borxhe etj”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa këto të dhëna i kanë konfirmuar për gazetën edhe zyrtarë të Komunës, përfaqësues të opozitës thonë se nuk janë në dijeni se për çfarë lëndësh bëhet fjalë, meqë raporti vjetor i Komunës ende nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal, i cili nuk ka mbajtur ende asnjë mbledhje gjatë këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.