Arbëri

Për nder të Pavarësisë Shpendi nesër lëshon autobusët në qarkullim

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare ka treguar se nesër do të lëshohen në qarkullim autobusët për nderë të Pavarësisë së Kosovës, transmeton koha.net.

Ai ka treguar se me 17 shkurt që nga ora 06:00 do të jenë në qarkullim autobusët e ri, në linjat 1 dhe 4, ndërsa ka theksuar se risi e kësaj është fakti se linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00.

Ky është postimi i plot i tij:

Për nder të ditës së pavarësisë, autobusët e ri lëshohen në qarkullim në linjat 1 dhe 4, nesër me 17 shkurt në ora 06:00. Risi do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00. Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e pavarësisë do të jetë falas për të gjithë.

{gallery}