
“Termokosi” në kryeqytet edhe këtë sezon pa konsumatorë të rinj në sistem
Janë vetëm 20 për qind të qytetarëve të Prishtinës, të cilët do të mundë të ngrohen nga ngrohtorja e qytetit “Termokos” edhe në këtë dimër, ndonëse ngrohja kundër temperaturave të ulëta me lëndë të tjera djegëse supozohet të jetë një ndër tërë faktorët kryesorë të ndotjes së ajrit.
Komuna e Prishtinës, por edhe drejtues të ngrohtores “Termokos” e kanë pranuar se as në këtë sezon të ngrohjes nuk ka pasur lidhje të reja në rrjetin e ngrohjes qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Prandaj do të jetë i madh numri i shtëpive dhe bizneseve që vazhdojnë të ngrohen me lëndë të tjera djegëse, ndonëse përdorimi i tyre është konfirmuar të jetë një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë bashkë me grimcat e pluhurit, trafikun dhe KEK-un.
Miranda Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se aktualisht 60 mijë qytetarë të Prishtinës janë të lidhur me ngrohtoren e qytetit, nga 370. 000 sa jetojnë realisht në kryeqytet, ose 200. 000 nëse iu referohemi të dhënave zyrtare nga Enti i Statistikave.
Sipas saj, faza e tretë e këtij projekti –zgjerimi i rrjetit të ngrohjes me kogjenerim, varet nga financimi i donatorëve, që janë Komisioni Evropian , Qeveria gjermane dhe KFW-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.