Arbëri

Qentë sulmojnë qytetarët, institucionet e adresojnë fajin reciprokisht

Teksa po shkonte në vendin e tij të punës, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Blerim Kuleta të mërkurën brenda hapësirës së kampusit universitar është kafshuar nga një qen. Ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën Infektive, shkruan sot Koha Ditore.

“U nisa për në qytet për t’i kryer disa obligime të mia ditore. Isha duke ecur rrugës, përballë Fakultetit Ekonomik/Juridik, kur papritmas jam kafshuar nga një qen, të cilin as nuk e kam vërejtur se prej nga erdhi”, ka thënë Kuleta.

Ai ka treguar se kishte parë që qeni ishte bashkë me një tufë tjetër të qenve endacakë që sillen vërdallë qendrës së qytetit. Blerimi tregon se ka kërkuar ndihmë në qendrën më të afërt shëndetësore, dhe nga aty ka marrë rekomandimin e mjekëve që të drejtohet për në Klinikën Infektive në QKUK.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.