Arbëri

Komuna e Prishtinës: Rrezik nga qentë endacakë

Descriptive Text

Përmes një kumtese, komuna e Prishtinës, ka shfaqur alarmin e vet për rrezikun nga qentë në kryeqytete, transmeton Koha.net.

Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant, thotë kumtesa e cila përkujton se para dy vjetësh kryetari Shpend Ahmeti i ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, për të cilën ende nuk ka marrë përgjigje.

Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet të ballafaqohen vetë me këtë dukuri, thotë kumtesa duke shtuar se “ ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit, qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime”.

Kumtesa vazhdon se në komunë jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. I bëjmë apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrit gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohen AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet.

Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në Komunën tonë, që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, por druajmë se nuk mjafton, përfundon kumtesa .