Arbëri

Gjimnazin e Matematikës në Emshir e merr uji

Objektin e shkollës së re të Gjimnazit të Matematikës në lagjen Emshir të kryeqytetit e ka vërshuar uji.

Në fotografitë që ka siguruar Kohavisioni shihet se si uji ka mbuluar përdhesen e këtij objekti, i cili është ndërtuar rishtas dhe ka kushtuar disa miliona euro.

Rojtari i kësaj shkolle i ka thënë televizionit se ka njoftuar zjarrfikësit, por ende nuk i janë përgjigjur.

{gallery}