Arbëri

Shiu dhe era e fuqishme dëmtojnë ndërtesën e Komunës së Prishtinës

Nga shiu i rrufeshëm, i përcjellë me erë të fuqishme në këto momente Prishtinë, janë shkaktuar edhe dëme.

Kosovapress ka siguruar pamje ku shihet të jetë dëmtuar çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës në Dragodan.

Përndryshe, nuk dihet për dëme tjera që mund t’i ketë shkaktuar era, bashkë me shiun që ende po vazhdon të bie në kryeqytet.