Arbëri

Komuna s’po mund t’i sjellë në Kosovë edhe 21 autobusë, BERZH ka kushtëzuar renovimin e garazheve

21 autobusë të rinj të kontraktuar nga “Trafiku Urban” po qëndrojnë ende në parkingun e kompanisë IVECO në Çeki.

Flota e autobusëve në kryeqytet nuk po kompletohet pasi ardhja e kontingjentit të fundit është kushtëzuar nga BERZH-i, me rinovimin e garazhit të “Trafikut Urban”, raporton KTV.

Në ndërmarrjen “Trafiku Urban”, e cila ka 10 muaj që funksionon në disa klasë brenda Gjimnazit të Matematikës, thonë se ata janë prekur më së shumti nga këto vonesa.

Derisa janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara në dy kontrata, punimet sipas Komunës së Prishtinës pritet të kryhen brenda një muaji.

Ndërsa presin që të fillojnë me linja të reja porsa t’u vijnë autobusët, në tetor.

“Lena rahat” i kanë thënë Kohavisionit dhe e kanë mbyllur menjëherë telefonin, në kompaninë NN Prishtina, e kontraktuar për kryerjen e punëve.

Së fundmi, “Trafiku Urban” ka ri-shpallur konkursin për punësimin e 80 shoferëve të rinj dhe dy monitoruesve të sistemit GPS, si përgatitje para fillimit të punës sipas Planit të Mobilitetit.