Arbëri

Një banor në Bregun e Diellit hedh nga kulmi i ndërtesës hekur e mbeturina inerte

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në një banesë pesë-katëshe.

Një lexuese e Koha.net, ka dërguar një video nga po kjo ndërtesë, ku shihen persona të paidentifikuar duke hedhur mjete të rënda nga kulmi i banesave në tokë.

Në video shihet qartë tek hidhet një hekur, dhe siç ka treguar lexuesja, janë hedhur edhe mbeturina inerte.