Në hapësirat e parkut të Gërmisë, më saktësisht tek rruga që të drejton nga lagjja e gjelbër, shihet një furgon i tipit “Iveco” me targa vendore duke hedhur mbeturinat inerte në pjesë të ndaluar.
Një lexues i portalit Koha.net, ka dërguar disa fotografi ku shihet qartë veprimi i tij, ndërkohë ka thënë se kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh.
Ai ka thënë se kanë lajmëruar Komunën e Prishtinës gjithashtu Inspeksionin Komunal, por deri tani, nuk është ndërmarrë asgjë.
Tutje, ai ka treguar se më herët kanë hasur probleme me këtë person të dyshuar kur i është thënë të ndalojë këtë veprim, për këtë arsye fotografitë janë shkrepur tinëz.
Kujtojmë se mbeturinat inerte janë të dëmshme për arsye se nuk pësojnë ndryshime fizike në vendin ku deponohen.
{gallery}
-
19 gusht 2017 14:53
-
Shpërndaje në: