Arbëri

Këndi i lodrave në “Bregun e Diellit” i pashfrytëzueshëm

Në gjendje të rëndë është këndi i lodrave për fëmijët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, sipas fotografive që ka siguruar KOHA të enjten.

Bëhet fjalë për këndin e lodrave që gjendet përballë konvikteve.

Në vend të lodrave efikase, ato janë tërësisht të dëmtuara. Tash hapësira e pashfrytëzueshme nga fëmijët, po shfrytëzohet nga të rriturit që e kanë mbushur me pije alkoolike e bërllok të gjithë parkun.

KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Drejtorisë së Parqeve për këtë çështje. Sapo të marrë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Dëmtimi i këndit të lodrave për fëmijët është gjë “e zakonshme”. Në shumë raste raportohet për shkatërrim të këtyre parqeve. Në prill, dëme të mëdha pati pësuar këndi i lodrave në lagjen “Ulpiana”.

{gallery}