Arbëri

AAK-ja sot del me emrin e kandidatit për Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se sot në orën 11:00, në ambientet e një hoteli në Prishtinë do të bëjë t zyrtarizimin e kandidatit të saj për kryetar të kryeqytetit.

Ajo që kuptohet tash për tash nga komunikata për media e AAK-së së Haradinajt është se kandidati edhe kësaj here do të jetë mashkull.

“Me këtë rast vizionin e tij për Prishtinën do ta shpalosë edhe kandidati për Prishtinën, ndërkaq arsyetimin e kësaj kandidature do ta bëjë kryetari i AAK, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Dy herë radhazi AAK-ja kishte kandiduar në Prishtinë me Besnik Tahirin.