Arbëri

Kuajt “pa zot”…

Ka disa ditë që nëpër rrugët e Bregut të Diellit në Prishtinë këta kuaj “të shëtisin” pa të zotin e tyre.

Në foton që e ka dërguar një lexues i Koha.net, ata shihen pranë një Kopshti fëmijësh duke vazhduar marshin e vet pothuaj të përditshëm nëpër këtë pjesë të kryeqytetit.

Ndoshta kjo është pamje e mirë, pasi Prishtina nuk ka kopsht Zoologjik.

Të paktën, derisa ndonjëri nga kuajt ose që të dy, të mos e godasin me shqelm ose të mos e hanë me dhëmbë ndonjë kalimtar që si kureshtar mund t’iu afrohet më shumë.

{gallery}