Arbëri

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Dy lagje në kryeqytet të shtunën kanë mbetur pa ujë.

Për shkak të një defekti në rrugën “Luan Haradinaj”, “Dardania” dhe “Qyteza Pejton” kanë mungesë furnizimi me ujë, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Ekipet po sanojnë dëmin.

“Për shkak të një defekti në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, pa furnizim me ujë mbesin ‘Qyteza Pejton’ dhe lagjja ‘Dardania’. Ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marë me riparimin e defektit. Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.