Arbëri

Zëdhënësja e KRU “Prishtina” komenton thirrjen me laps e letër që u bë virale

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka komentuar thirrjen e shkuar me dorë, drejtuar konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin “E-KRUP” në ISO dhe Android.

Autorja e dorëshkrimit që u bë viral e i cili u komentua shumë në rrjetet sociale, ka thënë se thirrja është një ndërthurje mes të tashmes dhe të ardhmes.

Mjeku në një intervistë për emisionin “Sot” të KTV-së, ka thënë se në të shkuarën edhe letrat e dashurisë janë shkruar me dorë dhe në këtë formë ajo ka thënë se ka menduar që me shumë dashuri t’u drejtohet konsumatorëve.

“Kjo ka qenë një ndërthurje mes të tashmes dhe të shkuarës, sepse ajo çfarë tash po u mungon njerëzve nuk është ndoshta paraja e madhe apo diçka, por është dashuria me njëri-tjetrin, miqësia me njëri-tjetrin, besa për njëri-tjetrin, dhe në kohët më të mira letrat e dashurisë janë shkruar me dorë, me bukurshkrim, andaj mendova që me shumë dashuri, sinqeritet dhe saktësi t’u drejtohem konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin e KRU ‘Prishtina” që të mos humbasin kohë, por nga aty ku janë të bëjnë pagesa”, ka theksuar ajo.

Mjeku, ditë më parë bëri një thirre për konsumatorët që të shkarkojnë aplikacionin “E-KRUP” në ISO dhe Android.

Por thirrja për të ecur me zhvillimet teknologjike u bë në një formë që në ditët e sotme nuk është e zakonshme.

Ajo u shkua me dorë në një letër, me shkronja të shkrimit e me laps kimik dhe thirrja si fotografi është shpërndarë në faqen e KRU “Prishtina” në Facebook.

Image