Arbëri

Infrastruktura jofunksionale e sigurisë rrezikon banorët

Analizat e bëra në 100 hyrje banesash kolektive, tregojnë se gjendja e tyre në Prishtinë pjesërisht është jofunksionale, sa i përket sigurisë.

Këto analiza i ka bërë OJQ “Developing Togather”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa drejtori i saj ekzekutiv, Driton Tafallari, thekson se gjendja është alarmante. “Janë bërë analiza në 100 hyrje, nëpër lagjet që janë zgjedhur në mënyrë paushalle. Të përfshira kanë qenë edhe banesat e reja dhe kur flas për to, e kam fjalën për banesat që janë ndërtuar para dhe pas 99-s.

Ky numër është mjaft i madh dhe është e mjaftueshme se Ligji për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi nuk zbatohet, në asnjërën nga këto hyrje dhe se situata është e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja me fatalitet për banorët “, thotë Tafallari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.