Arbëri

“Termokosi” fton qytetarët të përfitojnë nga Ligji për falje borxhesh

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” do të zbatojë faljen e borxheve vetëm deri më 1 shtator, kur përfundon afati ligjor për faljen e borxheve publike dhe shtyrja e këtij afati do të ndodhë vetëm nëse Qeveria ndryshon Ligjin për falje borxhesh, bëjnë të ditur drejtues të saj shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq, Qeveria nuk dihet nëse do të jetë e gatshme për të bërë ndryshimin e këtij ligji, meqë pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, organi që merret me shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve, Kuvendi ende nuk është konstituuar, sikundër që nuk është formuar as Qeveria e re e dalë nga këto zgjedhje.

Ndryshe, pas mbylljes së afatit për falje borxhesh publike, shuma prej afro 7 milionë eurosh që konsumatorët i kanë kësaj ndërmarrjeje, do të mblidhen pastaj përmes formave të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.