Arbëri

Përfundon ndriçimi në disa oborre të shkollave në Prishtinë

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e disa shkollave në kryeqytet.

Ai thotë se Komuna është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor në bazë të kërkesave të qytetarëve.

“Vazhdojnë investimet e komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi”, ka shkruar Ahmeti.

Ai më tutje ka shtuar se, “komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre”.

{gallery}