Arbëri

Rikthehen shërbimet mjekësore në Qendrën e Studentëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas tri vjetësh janë rikthyer shërbimet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve.

Sipas Ramës përveç studentëve, kjo qendër u ofron shërbime mjekësore edhe qytetarëve të lagjeve përreth.

“Vazhdojmë me rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së tyre për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.