Arbëri

Banorët e “Dardanisë” protestojnë kundër kombibusëve ilegalë që po ua bllokojnë parkingjet

Descriptive Text

Disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet, kanë protestuar për pak minuta lidhur me qëndrimin e kombibusëve ilegalë para objekteve të tyre të banimit.

Alush Gashi, banor i lagjes, tha se kanë pasur ankesa të shumta drejtuar Policisë dhe Komunës së Prishtinës, por se këta të fundit i kanë neglizhuar, raporton KTV.

Sipas banorëve, organet kompetente po marrin masa afatshkurta, por banorët janë duke kërkuar zgjidhje afatgjate.

Sipas banorëve. kombibusët, pos që janë pa leje, krijojnë probleme për parking të banorëve, bërllok dhe mbetje tjera johigjienike.

Kombibusët, që nga ky lokacion nisen kryesisht për Vushtrri dhe Mitrovicë, janë larguar nga vendparkimi në kohën e protestës.