Arbëri

“Kodra e Trimave” në Prishtinë mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë do të mbetet pa ujë për disa orë gjatë të mërkurës.

Sipas njoftimit, shkak për këtë është bërë një rrjedhje në një objekt në këtë lagje.

“Për shkak të një rrjedhje në objekt në Kodrën e Trimave, jemi të detyruar të ndërpremë funksionin e pompave e ujit deri në sanimin e defektit. Tre deri në katër orë do të ketë mungesë uji në lagjen Kodra e Trimave. Rrjedhje e ndodhur aty për aty”, thuhet në njoftim.