Arbëri

Xharra i thotë Shpend Ahmetit: “Qysh s'të vjen marre me rrejt publikisht”

Descriptive Text

Shpend Ahmeti dje mohoi të ketë shpërblyer miqtë e tij me leje.

Madje ai kishte thënë se “PDK paska shpif prapë dhe atë në përbërjen Blerand, Arbana dhe Shemsi”, transmeton televizioni publik.

“Për kredibilitetin e tyre nuk po flas sepse tashmë publiku është njoftuar. Për hir të përkrahësve të shumtë të LVV, fituesit të zgjedhjeve të 11 qershorit, po e shkruaj këtë shpjegim në shpifjet amatoreske të partisë që tanimë shpifjen dhe rrenën po e kthen në standard. Kjo njëherit është hera e fundit që përgjigjem në shpifje të tilla”, shkruan Ahmeti.

“Mirëpo, duke i parë fotot e postuara nga vet përfituesit e lejeve të dhëna nga Ahmeti, nuk do koment tjetër, pasi që fotot flasin vet. Qysh s'të vjen marre me rrejt publikisht.

Këto foto janë postuar nga vet pronarët e kompanisë “Redoni” shokë të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut.

E njëjta leje iu pat anuluar nga Isa Mustafa, për shkak të rrëshqitjes së dheut”, thuhet në reagimin e Arbana Xharrës.

Image