Arbëri

Policia njofton për rastin e kafshimit nga qeni të një 4-vjeçari në oborrin e një çerdheje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për rastin e kafshimit të një fëmije 4-vjeçare në oborrin e çerdhes “Gëzimi Ynë” të hënën në Prishtinë.

Nga Policia është thënë se janë intervistuar prindi i fëmiut dhe zyrtarët e kopshtit.

“Më datën 17.10.2022 rreth orës 15:30 në Stacionin Policor Jugu, Prishtinë është raportuar se në një kopsht në Ulpianë, një fëmijë ishte sulmuar nga qentë endacakë – kafshuar ne këmbë. Lidhur me informatën janë intervistuar prindi i femiut si dhe zyrtarë të kopshtit. Në koordinim me prokurorin e shtetit është përpiluar një raport për Operativë, ndërsa pala ankuese te vazhdoj procedurën me padi civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.