Arbëri

Shefki Gashi do të donte që xhamia të ndërtohet me para të kosovarëve

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shefki Gashi, duke folur në emër të partisë së tij ka thënë se e inkurajojnë fillimin e menjëhershëm të punës për ndërtimin e xhamisë.

“Por personalisht do të doja që xhaminë ta ndërtonim vetë, t’i heqim disa kilometra asfalt diku”, ka thënë Gashi, raporton Koha.net.

Sipas tij, “nuk bëhet nami që një grupi të vogël qytetarësh u duket se nuk është në rregull ndërtimi i xhamisë”. Këtë koment e bëri drejt grupit të qytetarëve që nënshkruan peticion kundër ndërtimit të xhamisë në mënyrën se si e ku po prezantohet.

Xhamia do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, dhe kostoja e saj pritet të kap shifrën prej 35 milionë eurosh.