Arbëri

Veliajt i dhurohet “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar në Komunën e Prishtinës të enjten, ku është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Ramaj. Aty i është dhuruar “Çelësi i Qytetit”.

Veliaj ka folur edhe për debatin e së enjtes, mbi rezolutën në lidhje me Kosovën në parlamentin e Shqipërisë. Ai tha se rezoluta për raportin e Dick Martyt, është e nevojshme të votohet në Shqipëri.

“Çdo gjë fillon nga gjërat e vogla, e në fillim edhe ne na thoshin se ka probleme Tirana më të mëdha se këto të voglat, por nëse çdo ditë bëhet diçka është çështje kohe ta kaloni Tiranën. Bravo ju qoftë jam krenar me ty”, tha Veliaj.

Ndërkohë Rama ka thënë se "Çelësi" do t’i bashkojë dy kryeqytetet shqiptare.

“Jeni kryebashkiaku më i mirë në historinë e Tiranës, uroj që ky çelës të na bashkojë, si shokë, si kryeqytete”, tha ai.