Arbëri

Ahmeti mirëpret Abdixhikun apo Osmanin si kundërkandidat për Prishtinë

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se e mirëpret një kandidim të mundshëm të Lumir Abdixhikut apo Vjosa Osmanit nga LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale për të parin e kryeqytetit.

Në Interaktiv të KTV-së, Ahmeti ka thënë se këta emra po përmenden sepse partitë tjera kanë parë suksesin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit qendrore.

Ai ka thënë se kandidimi i Abdixhikut apo Osmanit do të rriste cilësinë dhe do të forconte garën.

“Mendoj se rezultati jonë në Prishtinë i ka detyruar subjektet të mendojnë më seriozisht për kandidatët.Mendoj se kandidatë të tillë do të rrisnin cilësinë dhe forconin garën. Mirëpres garë të tillë sepse do të bënte ofertën më të mirë për qytetarët”, ka thënë ai.