Arbëri

Prishtina ka 193 raste aktive me COVID-19

Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të prijë sa i përket rasteve aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në Prishtinë është 193.

Ndërkohë pas Prishtinës me më shumë raste janë: Ferizaj e Gjilani me nga 64 secila, Prizreni me 54 dhe Peja me 47.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi ka rënë në 812, si rezultat i rënies së rasteve ditore pozitive.