Arbëri

Nis vendosja e tendës për vaksinim në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ka nisur vendosja e tendës për vaksinim në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo u bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë së mërkurës, ku thuhet se kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të mundësive për vaksinim më masiv.

“Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë shtesë, të pranishëm do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kryetari i Komunës së Prishtinës, zPërparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet të enjten (10 shkurt 2022) në ora 12:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Image