Arbëri

Hyn me veturë në parkun e Gërmisë dhe i prish fidanët

Një shoferi nuk i ka mjaftuar asfalti në Parkun e Gërmisë.

Nga fotot e publikuara nga faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes”, ai është futur edhe në hapësirat e gjelbra, tash të mbuluara me borë dhe ka bërë “akrobacione”, duke shkatërruar disa fidanë.

Kjo nuk është hera e parë që hapësirat e gjelbra të Parkut të Gërmisë shkatërrohen.