Arbëri

Mbi 8000 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Në Prishtinë aktualisht janë 8049 raste aktive me COVID-19.

Prishtina kryeson dukshëm me raste aktive. Pas Prishtinës vjen Mitrovica me 1587 raste.

Peja është e treta me 1487 raste, ndërsa Prizreni 1281 raste.

Fushë-Kosova i ka 1199 raste aktive.

Të martën në Kosovë u raportuan 2707 raste pozitive me COVID-19 dhe dy raste me fatalitet.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 21.668.