Arbëri

Banorët e rrugës “UÇK” akuzojnë Ujësjellësin për zvarritje të punimeve

Punimet për ndërrimin e gypave të ujit të pijshëm nga Ujësjellësi Rajonal Prishtina, në rrugën “UÇK” në kryeqytet, po u shkaktojnë telashe banorëve të lagjes.

Qytetarët thonë se punimet janë zvarritur dhe po u sjellin vështirësi, raporton KTV.

Pos vështirësive në qarkullim, ata përmendin edhe pluhurin e madh që po shkaktohet në këto ditë të nxehta.

Zyrtarë të ujësjellësit Rajonal Prishtina thonë se kompania po investon për përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Zëdhënësja e KUR “Prishtina”, Arbërie Zogiani, thotë se deri më 15 korrik pritet që i gjithë projekti të përfundojë.

Punimet për riparimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë rrugë, kanë nisur para një muaji.