Arbëri

Ujësjellësi do t’i gjobisë keqpërdoruesit e ujit të pijes, paralajmëron reduktime

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe shfrytëzimi enorm i ujit të pijes.

Për këtë shkak, kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” do të kërkojë nga komunat të cilat i furnizon me ujë të pijes që t’i gjobisë të gjithë keqpërdoruesit e ujit të pijes, raporton KTV.

Sipas Sokol Xhafës, keqpërdoruesit më të mëdhenj janë nëpër fshatra.

Edhe niveli i ujit të dy liqeneve të atij të Badovcit dhe të Batllavës ka rënë dukshëm.

Për këtë, Xhafa thotë që nëse nuk ndalen keqpërdoruesit, atëherë do të ketë edhe reduktime.