Arbëri

Prishtina ka 54 raste aktive me COVID-19

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19. Kryeqyteti ka 54 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës është Ferizaj me 37 raste aktive dhe Prizreni me 36 raste aktive.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 315 raste aktive me COVID-19 janë në nivel vendi.

Ndërkohë, të premten, është regjistruar një rast i vdekjes e 12 raste pozitive si pasojë e COVID-19 në tërë Kosovën.