Arbëri

Rritet numri i qytetarëve të prekur nga gripi sezonal

Descriptive Text

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në kryeqytet numër i madh i pacientëve kanë kërkuar shërbime shëndetësore si pasojë e infektimit me gripin sezonal, raporton Ekonomia Online.

Vesa Gashi doktoreshë e QKMF tha se është rritur dukshëm numri i rasteve me grip sezonal, duke shtuar se ka raste edhe më të rënda kur i referojnë për trajtim nga specialistët.

“Si rezultat tash i sezonit vjeshtë-dimër rritet numri i këtyre viruseve të cilat shkaktojnë infeksione të sipërme respiratore të cilat shumë shpesh po komplikohen edhe me infeksione të traktit respirator të poshtëm. Pacientët janë shtuar dukshëm është e vërtetë, ne jemi duke u mundu që sa ma tepër me ofruar shërbime shëndetësorë. Shumica e tyre kërkojnë vetëm një trajtim simptomatik një trajtim në shtëpi, mirëpo ka raste të cilat referohen edhe në qendrat hospitalore për trajtim nga specialistët e tjerë të mjekësisë”.

Tutje ajo ka sqaruar se pacientë i përkisnin moshave të reja, kjo për shkak se moshat e shtyra janë vaksinuar kundër gripit.

“Tash po e shohim një numër të rritur të personave të ri, të fëmijëve. Të rriturit deri të moshën 40-vjeçare”.

Doktoresha tutje tha se është shumë e vështirë të gjendet dallim ndërmjet gripit sezonal dhe Covid-19, ngase simptomat janë të njëjta, raporton EO.

“Dytë janë viruse që më tepër e prekin traktin respirator. Mirëpo janë dy viruse që i përkasin grupeve të ndryshme kemi të bëjë me koronavirusin dhe influenca virusin. Tu e marr parasysh që edhe virusi korona është tu has nëpër mutacione, është tu e ndërruar variantin edhe variantet që po shfaqen vazhdimisht të koronës variantet e reja pe shtojnë një lloj dyshimi edhe te personeli shëndetësorë. Gripin sezonal përkatësisht më së tepërmi përmes simptomave të njëjta që çdo pacientë i ka të cilat janë kollitja, temperatura, djersitja, dhimbja e gjoksit gjatë kollitjes edhe një dhimbje e lehtë e fytit”, tha Gashi.