Arbëri

Shtylla që luhatet në rrugë!

Descriptive Text

Këto dy shtylla gjenden në rrugën “Afrim Loxha” që shpie për në Gërmi. Asgjë e jashtëzakonshme për ambientin tonë.

Por njëra shtyllë, merreni me mend, lëviz, dhe, për të mos u rrëzuar në tokë, të paktën deri më tash, mbështet për shtyllën tjetër.

Këtë rrezik të përhershëm për kalimtarët që nuk janë të paktë në këtë rrugë, ende s’e kanë parë kompetentët.

Në këtë rast, KEDS-i.

Dhe rreziku për kalimtarët mbetet.