Arbëri

Qytetari nga Prishtina me porosi: Të hapen vende pune, që të rinjtë të mos na ikin

Një qytetar nga Prishtina ka një mesazh për kryetarin e ardhshëm të kryeqendrës. Ai thotë se duhet të hapen vende të reja pune, e të mos nxiten të rinjtë të ikin.

“Tash po shkoj të votoj. Kam votuar në raundin e parë, çdo gjë shkoi mirë. Ishte në rregull. Në Prishtinë duhet të ndryshoj infrastruktura në përgjithësi, çdo gjë. Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë. Të mos i nxisim me dal jashtë, pasi shumica po dalin”, ka deklaruar një qytetar për KTV, i cili po shkonte për të votuar.

E një qytetar tjetër në shesh në Prishtinë i cili kishte kryer votimin ka thënë se çdo gjë shkoi mirë, me rregulla ndërkombëtare dhe se nga kryetari i ri pret një angazhim më të madh dhe sinqeritet.