Arbëri

150 milionë euro për zgjidhjen e problemeve të trafikut në Prishtinë

Artikull i sponsorizuar - Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arben Vitia ka shpalosur planin e tij për zhbllokimin e njërës prej problematikave më të mëdha të Prishtinës siç është problemi i trafikut.

Përmes një video materiali ai ka shpalosur masat e menjëhershme për zgjidhjen e kësaj problematike.

150 milionë euro investim në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës:

Unaza e brendshme, qendrore

Rruga A dhe vazhdimi i rrugës B (në 6 mujorin e parë)

Më shumë trotuare

160 autobusë për Trafikun Urban

4 parkingje të mëdha në hyrje të qytetit.