Arbëri

Drejtoresha e “Sami Frashërit”: Jam kërcënuar, jam e padëshiruar veç pse jam femër

Ekonomia Online - Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë vazhduar me ditën e katër të bojkotimit të procesit mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re Fahrije Retkoceri.

Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm. Përderisa Retkoceritha se për shkak që është femër është e padëshiruar nga mësimdhënësit. Ajo thotë se nga ta ka marrë edhe kërcënime me jetë.

“Nuk është e drejtë, nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore, dhe ajo çfarë po ndodh nuk është kompetencë e mësimdhënësve e as e imja, por janë organet kompetente më lartë. Arsyeja përse jam e padëshiruar për ta është se jam femër. Kam pasur takime dhe jam kërcënuar nga ta dhe tash jam larguar nga takimi me ta. Kërcënim që nuk guxon me hy brenda, kjo është salla jonë e shumë kërcënime tjera. Unë e kam një kontratë dhe nuk kam dashur t’i trazojë nxënësit dhe prindërit e sidomos familjen time, edhe kjo ka qenë vetëm pse jam femër”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka apeluar që “mos të manipulohen nxënësit dhe prindërit nga një grup i caktuar, ndërsa zgjidhjen po e bëjnë se bashku Ministria e Arsimit dhe komuna e Prishtinës”.

Lidhur me këtë bojkot të procesit mësimor, Këshilli i Prindërve në Prishtinë, kanë mbajtur mbledhje në këtë shkollë, të cilët kanë thënë se kërkesat e mësimdhënësve për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”, janë të pajustifikueshme.