Arbëri

Prishtina prin për nga numri i të vaksinuarve ndaj COVID-19

Prishtina prin për nga numri i të infektuarve me Covid-19 në vend.

Kryeqyteti prin edhe për nga numri i të vaksinuarve.

Deri më tani në vend janë vaksinuar me dozën e parë 28% e qytetarëve, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marrë rreth 14.3%.

Vetëm në kryeqytet afro 140 mijë janë të vaksinuar.

Prej atyre që deri më tani janë vaksinuar, 52 % janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 48% nga gjinia femërore.

Sipas MSh-së, aktualisht stoku i vaksinave është i qëndrueshëm, por me interesimin e popullatës për vaksinim edhe dozat e vaksinave do të shtohen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se institucionet kanë krijuar mundësi të mira për vaksinim.

“Brenda një 24 orësh ekipet e vaksinimit në 31 komuna të vendit kanë arritur të vaksinojnë një përqindje të popullatës, që do të thotë se numri i dozave të administruara brenda 1 dite ka kaluar shifrën mbi 20 mije dozave. Është një interesim, ekipet e vaksinimit janë shtuar. Prishtina nga 34 tani ka 50 ekipe. Po punohet që ekipet shëndetësore të shtohen në mënyrë që të tejkalohen pritjet e gjata”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të të vaksinuarve, e pasuar nga Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Ferizaj e Gjilani.

“Prishtina ka numërim më të madhe të dozave të administruara edhe për faktin që në kryeqytet jeton një numër i madh i popullatës ka numër më të madh të ekipeve të vaksinimit dhe puna ka qenë e koordinuar qysh nga fillimi I pandemisë. Kohën e fundit vërehet një numër i madh i të interesuarve për vaksinim jo vetën në Prishtinë por edhe ne vendet e tjera të Kosovës”, tha ai.

Hoti theksoi se deri tani 28% e qytetarëve e kanë dozën e parë të vaksinës anit-COVID, ndërsa 14.3% janë imunizuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.

Dek3: Faik Hoti, zëdhënësi i MSh-së

“Nëse dëshirojmë ta shohim sa përqind e popullatës është vaksinuar raport me numrin e përgjithshme të popullatës atëherë mund të themi se me dozën e parë janë vaksinuar 28% ndërsa në dy dozat 14.3%. në Kosovë behet vaksinimi vetëm nga mosha 16 vjeçare e tutje duke i përfshi fëmijët 12-15 vjet ata të cilët kanë indikacione shëndetësore apo imunitet të dobët. Nëse e shohim përqindjen me numrin e atyre që janë paraparë të vaksinohen atëherë mund të themi se me dozën e parë janë vaksinuar 39.6 % ndërsa me dozën e dytë 20.2%”, deklaroi Hoti.

Qytetarët u shprehën se vaksinat kundër COVID-19 janë të domosdoshme. Gjysma e tyre morën vaksinat e dyta.

Por ka edhe prej tyre që edhe pse nuk e kanë caktuar terminin, këmbëngulin për ta marrë atë.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti, apelon tek popullata për vaksinim pasi që varianti Delta është i pranishëm edhe në Kosovë dhe e vetmja rrugë për mbrojtje është vaksinimi.