Arbëri

Prishtina me 3,443 raste aktive me koronavirus

Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të prijë me raste aktive me COVID-19.

Aktualisht, në Prishtinë janë 3,443 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 1,431 dhe Gjilani me 1,382 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ishte, 2,279 sosh, ndërkohë që Prishtina printe po ashtu me numrin më të madh të rasteve ditore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtina janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.