Qytetarët në Rrugën B dhe atë ‘Enver Maloku’ në kryeqytet po ankohen se drunjtë e mbjellë dekorativë në këtë pjesë nuk po ujiten dhe janë duke u tharë. Njëri prej tyre, Enis Shatri, thotë se drunjtë e blirit janë dëmtuar nga temperaturat e larta dhe mosujitja.
Banorët këtë brengë ia kishin adresuar disa herë zyrtarëve komunalë, por nuk kanë marrë përgjigje.
I kontaktuar nga emisioni 038 i KTV-së, drejtori i Hortikulturës, Isak Rakovica, ka thënë se ata drunj as nuk janë mbjellë e as nuk janë në kontratë për mirëmbajtje të kësaj kompanie.
-
29 qershor 2017 12:16
-
Shpërndaje në: