Arbëri

Transporti publik proteston kundër taksive ilegalë në Prishtinë

Descriptive Text

Autobusët e linjës 3 në Prishtinë janë parkuar para objektit të vjetër të Komunës për të protestuar kundër taksive ilegalë.

Përfaqësues të operatorëve të kësaj linje kanë kërkuar largimin e taksive ilegalë, e rrjedhimisht krijimin e kushteve për të punuar lirshëm, raporton KTV.

Sipas tyre, aktualisht ata janë duke punuar me humbje, ndërsa që nga shkurti nuk u janë vazhduar kontratat.

Përfaqësues të operatorëve të kësaj linje kanë thënë se atyre nuk u janë paguar as mujoret e as pagesa për pensionistët nga Trafiku Urban. Ata kanë thënë se nëse nuk do ndërmerret diçka do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë nga ora 8 deri në ora 12.

Ndërsa nënkryetari i Prishtines, Dardan Sejdiu, ka thënë se taksitë ilegalë ane edhe brengë e Komunës, por se operatorët e kësaj linje duhet të ofrojnë shërbime më të mira në mënyrë që numri i taksive ilegalë të minimizohet.

Ai ka marre shembull linjën 4 që sipas tij për shkak të respektimit te itinerarit janë minimizuar taksitë ilegalë. Ndërsa ka premtuar se deri në shtator kur do të kompletohet flota e autobusëve te rinj të Trafikut Urban dhe bëhet ridizajnimi i linjave do të zgjidhen problemet.