Arbëri

Prishtina e dyta për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

Prishtina ka 22 raste aktive me koronavirus. Në nivel vendi renditet e dyta, pas Gjilanit që aktualisht ka 53 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 19 raste, Prizreni 13, Mitrovica 12 e të tjera.

Në 24 orët e fundit, MSH-ja ka njoftuar se janë regjistruar dy vdekje nga koronavirusi dhe tetë raste pozitive. Janë shëruar shtatë persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.412.