Arbëri

Zjarrfikësit shpëtojnë qenin nga një objekt i rrezikshëm në Prishtinë

Zjarrfikësve në Prishtinë të dielën iu doli një punë në rrugën ‘’Zenel Salihu’’, afër shkollës ‘’Elena Gjika’’, për të shpëtuar një qen i cili kishte mbetur i ngujuar në një objekt të rrezikshëm në Prishtinë.

Sipas videove të dërguara në redaksinë e KOHËS, aty shihet sesi zjarrfikësit ia dolën ta nxjerrin qenin të gjallë nga ky objekt, i cili gjendet te ish-shkolla e muzikës, përballë shkollës ‘’Elena Gjika’’.

Banorët e kësaj lagje janë ankuar se Komuna për nëntë vite e ka lënë objektin në gjendje të mjerueshme.

Objekti, sipas banorëve, paraqet rrezik të madh edhe për fëmijët e kësaj lagje që zhvillojnë lojëra të ndryshme aty afër.