Arbëri

Objekti trekëndësh në Prishtinë, tërheq vëmendjen për formën dhe gjerësinë që ka

Descriptive Text

I vendosur jo shumë larg qendrës së Prishtinës, në Lagjen e Muhaxherëve, ky objekt banesor bie në sy për mënyrën e veçantë të ndërtimit.

Po ta shikosh nga njëra anë duket normale, por nga ana tjetër ngjason me formën e një trekëndëshi.

Forma e tij ka rënë në sy edhe te arkitektët, raporton emisioni “038” në KTV.

Arbër Sadiki thotë se kjo ndërtesë duhet të merret shembull se si arkitektura duhet të shihet shumë më gjerë sesa vetëm objekti.

Objekti banesor, me një sipërfaqe banimi prej 5123.4 m² ka 45 parkingje nëntokësore dhe 14 parkingje mbitokësore.

Ndërkohë, përfaqësuesja e kompanisë, Besama Hoxha, e cila ka bërë ndërtimin e këtij objekti, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka treguar se ky objekt është i pajisur me leje ndërtimi.

“Projekti Prishtina Stars Aktash është projekti i dytë i kompanisë sonë që është i pajisur me leje ndërtimore. Pos kësaj, ashtu si në Prishtina Stars Emshir edhe në këtë projekt ka filluar procesi i pranimit teknik, që do të thotë se së shpejti pronarët do të pajisen me fleta poseduese të pronave të tyre, proces ky që e përfundojnë shumë pak kompani në Kosovë. Për fund, kompania Konak sh.p.k, si investitor i huaj në Kosovë, ka sjellë gjithmonë projekte të veçanta, duke filluar nga Prishtina Stars Emshir, si projekti i parë i realizuar me koncept të veçantë që është kompleks banesor, i cili vazhdon të funksionojë ashtu sipas projektit qe 6 vjet, projekti Prishtina Stars Aktash, i cili po ashtu është ndër projektet e vetme të ndërtuara në qendër të qytetit me kualitet dhe me siguri të lartë, qoftë për banim ashtu edhe në aspektin e dokumentacionit”, ka thënë ajo.