Arbëri

KRU Prishtina çon te përmbaruesi 1.500 borxhlinj për 4 muaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka kërkuar nga qytetarët që të shlyejnë borxhet nëse nuk duan të përfundojnë te përmbaruesi privat.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se po vazhdon të dorëzojë lëndët e borxhlinjve të përmbaruesi dhe për katër muajt e parë të këtij viti ka dërguar 1.500 borxhlinj.

“KRU Prishtina ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

Për 4 muaj ( janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1.500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë ( kryesisht në sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.