Arbëri

Prezantohet aplikacioni “Prishtina ime”

Komuna e Prishtinës sot prezanton aplikacionin “Prishtina ime” dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve, transmeton Koha.net.

Aplikacioni “Prishtina Ime”, sipas kumtesës komunale, do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.