Arbëri

Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”.

Siç ka shkruar Ahmeti në Facebook kjo është çerdhja e dytë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje.

“Punimet dhe mbikëqyrja do të realizohet nga ekipet e Zyrës së Bashkimit evropian dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojnë në mes të vitit të ardhshëm”, ka shkruar ai.