Arbëri

Librashitësit ambulantë në kryeqytet dy muaj në pritje të konkursit për kioskat

Descriptive Text

Gati dy muaj pas vendosjes së kioskave për librashitësit ambulantë në kryeqytet, Komuna e Prishtinës ende nuk e ka bërë hapin e radhës për finalizimin e projektit, për ata që tash e 18 vjet pas luftës shesin libra në rrugë.

Konkursi për sistemimin e librarëve, që ishte paralajmëruar qysh më 24 prill, kur nisën të vendoseshin kioskat në shesh, ende nuk është hapur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë komunalë thonë se konkursi do të hapet javën e ardhshme, teksa vonesën e lidhin me komisionin që ka bërë vlerësimin e hartimin e kritereve. Në anën tjetër, për librarët kjo vonesë është veç edhe një stërzgjatje e panevojshme e një procesi që edhe ashtu ka nisur kaherë.

Tetë kioskat prej tre metrash katrorë të ndërtuara me kombinim materialesh siç është çeliku, druri e xhami, janë shpërndarë në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në “Nënë Tereza” në kuadër të projektit “Këndet e librit”.

Erzen Vraniqi nga Zyra për informim e Komunës së Prishtinës, të hënën ka thënë se “janë duke i harmonizuar kriteret dhe konkursi hapet javën tjetër”.

Çmimi i një kioske për të cilat librarët tash e dy muaj presin konkursin për t’i marrë në shfrytëzim ishte përllogaritur të jetë 5 mijë e 700 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.