Arbëri

Këputet kablloja e rrymës në mes të rrugës në Prishtinë

Në dalje të Prishtinës, në magjistralen drejt Mitrovicës, një kabllo e rrymës është këputur nga një shtyllë elektrike dhe ka rënë në mes të rrugës, raporton Koha.net.

Kjo ngjarje ka bërë që të bllokohet rruga dhe të formohet një kolonë e madhe automobilash.

Siç mund të shohim nga fotografitë, një person është duke e mbajtur këtë kabllo me duar në mënyrë që të bëjë të mundshme lëvizjen e automobilave të bllokuar.

Ende nuk dihet nëse ka dalë ndonjë njësit i KEDS-it apo i zjarrfikësve për të rregulluar këtë ngjarje.

{gallery}